E ftuar në emisionin “Historia ime” në Tv Klan, ka qenë Brisilda Taço e cila ka lindur në Tiranë në vitin 1988. Ajo është diplomuar për Shkenca Komunikimi dhe Marrëdhënie me Publikun dhe vjen nga komuniteti rom.

Brisilda është aktiviste për mbrojtjen e të drejtave të komunitetit rom/egjiptian por jo vetëm. Ajo ka filluar të kontribuojë vullnetarisht për kauzën rome/egjiptiane qysh në moshë shumë të vogël. 33-vjeçarja vjen nga një familje rome e cila ndjehet krenare për identitetin e saj. Brisilda aktivizohet kundër diskriminimit që romët hasin në arsim, strehim, shëndetësi, punësim.

Ka lobuar për të krijuar hapësira përfshirëse për të rinjtë rom/egjiptian veçanërisht vajzave duke imotivuar dhe orientuar drejt mundësive.

Ajo së bashku me një grup aktivistësh kanë organizuar peticione ndaj gjuhës fyese dhe denigruese ndaj komunitetit rom/egjiptian. Brislida gjithashtu ka prezantuar disa programe në gjuhën rome në RTSH. Gjithashtu ka bashkëpunuar me shumë fondacione dhe OJF rome brenda e jashtë Shqipërisë për kauzën rome/egjiptiane.

Rreth 20 vite më parë, ajo ka bërë një intervistë me moderatoren Mirela Milori për një reportazh, ku shprehet se ëndrra e saj ishte të shkonte në gjimnaz dhe universitet dhe jo të martohej si shoqet e saj që në moshë 14 vjeç. Kur erdhi në studio Brisilda i kujton Milorit intervistën dhe moderatorja e surprizon kur në ekran shfaqet pjesa e intervistës që kanë realizuar së bashku. Ajo ka treguar se çfarë ka ndodhur këto 20 vite me të dhe a i ka realizuar ëndrrat që ka treguar në intervistën e viteve më parë.

Brisilda: Unë vazhdova gjimnazin, e vetmja vajzë në zonë, sigurisht shumë e paragjykuar nga minoriteti sepse të shkoje në shkollë në atë moshë, ishte të thyeje tabutë, më pas vazhdova universitetin me mbështetjen e madhe të familjes sime, Shkenca Komunikimi dhe Marrëdhënie me Publikun, nuk munda të vazhdoja psikologjinë. Unë jam në  organizatën rome Romanokam duke kontribuar vullnetarisht. Prej vitit 2018, unë e menaxhoj dhe e administroj këtë organizatë.

Mirela Milori: Më trego pak për jetën tënde personale.

Briselda: Në atë periudhë sigurisht ishte momenti më kritik për familjen time, isha 14 vjeç dhe ishte mosha që vajzat rome duhet të martoheshin.

Mirela Milori: E di dhe ka qenë fokusi i atij reportazhi.

Briselda: Ka qenë një periudhë shumë e vështirë, sidomos edhe për familjen time, kishin presion psikologjik nga komuniteti, i tregonin që vajza duhet të martohet, ti nuk mund ta ndryshosh dot mentalitetin, por falë mbështetjes së babait tim, unë vazhdova gjimnazin dhe universitetin. Unë nuk jam martuar në moshën 14-vjeçare, as 15, as 20, por kam filluar të bashkëjetoj me shokun tim, të fejuarin tim në moshën 28-vjeçare. Le të themi që jam vajza e parë rome e cila bashkëjeton dhe e cila thyen një tabu në komunitetin tonë, edhe ai i përket komunitetit rom.

Moderatorja Mirela Milori tregon se pas 20 vitesh që kanë realizuar intervistën së bashku, Eriselda ka arritur të realizojë ëndrrat e saj, të mos martohet e vogël, të vazhdojë gjimnazin dhe universitetin, por nëse do zhvillonin një intervistë tjetër pas 20 vitesh, çfarë ëndrra kërkon Eriselda t’i jenë realizuar?

Briselda: Unë dhe shumë bashkëmoshatarët e mi të komunitetit rom të cilët janë arsimuar, ne synojmë përfshirjen në politikë. Synojmë të përfaqësojmë minoritetin tonë, në vendimmarrje, në Këshillin Bashkiak, në parlament, urojmë që zgjedhjet e ardhshme të ketë persona nga komuniteti jonë dhe pse jo të jemi pjesë e parlamentit.

Mirela Milori: Dhe pse jo kur të të marr pas 20 vitesh në intervistë të më tregosh për karrierën tënde, ndoshta dhe si ministre, nuk i dihet.

Briselda: Ka shumë vajza dhe djem të përgatitur nga minoriteti jonë dhe pse jo.  /tvklan.al