“Më keni dhënë një thesar. I dua këto, ju lutem, dua vërtetë t’i kem.”

Shumë pak njerëz e mbajnë mend, por Xhensila Myrtezaj ka debutuar në skenë me pjesëmarrjet e saj në “Gjeniun e Vogël”, në Tv Klan.

Alketa Vejsiu risolli mbrëmjen e së hënës “Në Kurthin e Piter Pan” disa video nga arkiva e RTV Klan, ku shfaqet Xhensila Myrtezaj në konkurrimin tek “Gjeniu i Vogël”.

Alketa Vejsiu: Ti ke qenë një nga këta fëmijët këtu dikur, kur unë prezantoja “Gjeniun e Vogël”.

Xhensila Myrtezaj: Unë kam qenë një nga këta fëmijët këtu, shumë e varfër, me shumë ëndrra dhe ja ku jam…

Alketa Vejsiu: Më pëlqen shumë që shoh trajektoren tënde të suksesit dhe më pëlqen një fakt tjetër që dua ta nënvizoj. Ke konkurruar tek “Gjeniu 1”, nuk erdhe në finale, unë prezantoja atëherë, u ktheve tek “Gjeniu 3”, tek “Ethet” nuk të eci mbarë gjithashtu, nuk është se fitove çmimin e parë në të treja këto konkurse, por në fakt je nga “number one”-t e muzikës dhe diskografisë shqiptare sot. Që do të thotë jo gjithmonë duhet të jesh i pari që të jeni fitues në jetë.

Xhensila Myrtezaj: Unë nuk kam nevojë për konfirmim, bëj shaka…Në fakt këtë e kam dëgjuar nga Vera Grabocka, është një fije shumë e hollë që ndan dështimin nga suksesi dhe unë e kam përkthyer kështu, nëse je ambicioz është diçka shumë e mirë, e nëse je egoist kjo të dëmton.

Alketa Vejsiu: Ja si ka qenë Xhensila e vogël tek “Gjeniu i Vogël”, shikojeni pak sa e mirë dhe e ëmbël.

Alketa Vejsiu: Dhe këto arkiva i ka vetëm Tv Klan, laboratori i prodhimit të talenteve në Shqipëri.  

Xhensila Myrtezaj: Faleminderit. Uau, çfarë kujtimesh. Jo, unë nuk i kam pasur këto kujtime. Më keni dhënë një thesar. I dua këto, ju lutem, dua vërtetë t’i kem.

Alketa Vejsiu: Këto do të bëjnë xhiron e ‘Youtube’ tani, me siguri ‘xhensilatorët’ tani do të bëjnë namin.

Xhensila Myrtezaj: Të them edhe diçka tjetër, uroj që portalet ta kuptojnë moshën dhe të mos krijojnë aludime, sepse Xhensila ka qenë në rritje. /tvklan.al