Në kohën e luftërave, njerëzit i janë kthyer parasë dhe metaleve të çmuara. Gjatë periudhës së luftës së dytë botërore, Europa u zhyt në një nga krizat më të njohura financiare, ndërsa investitorët ndërruan llogaritë bankare në “cash” dhe monedha ari. E njëjta gjë ndodhi edhe në Shqipëri. Gjatë kohës së luftës në vendin tonë qarkulluan monedha të ndryshme të huaja, të cilat gjenden në vitrinat e muzeut të Bankës së Shqipërisë. Kjo ishte edhe tema që mblodhi në punimet e një konference shkencore dhjetëra profesorë dhe numizmatë, shqiptarë e të huaj.

 “Konferenca e Muzeut është një prej zhvillimeve më të rëndësishme të tij, i cili na ndihmon ne për të pasuruar dhe vijuar studimin e koleksioneve të ekspozuara në të, dhe gjithashtu i shërben studiuesve vendas si një platformë diskutimi për punën e tyre kërkimore”.

Punimet e konferencës shkencore do të nxjerrin të dhëna dhe studime interesante lidhur me mënyrën se si paraja është bërë shkak për fillimin e luftërave dhe se si luftërat kanë dobësuar ekonomikisht vendet.

Tv Klan