Ndryshe nga herët e tjera partneria e Cristiano Ronaldos, Georgina  këtë Krishtlindje është shfaqur komplet ndryshe. Zakonisht atë jemi mësuar ta shohim të veshur mjaft seksi, ku ekspozon format e saj bombastike, por këtë herë ajo është veshur si elf.

Georgina është fotografuar nga paparacët në momentin që po largohej nga shkolla e Cristiano Jr, ku ndoqi festën e Krishtlindjeve që kishin organizuar.

Më pas modelja ka publikuar një foto me të gjithë familjen tek bredhi dhe uron Krishtlindjet.

“Gëzuar Krishtlindjet. Ju uroj gjithë lumturinë e botës dhe mbi të gjitha mos të mungojë shëndeti dhe dashuria në shtëpitë tona”, ka shkruar Georgina në mbishkrimin e fotos. /tvklan.al