Uji është i rëndësishëm për çdo qenie të gjallë. Një gotë ujë jo vetëm që shuan etjen, por gjithashtu siguron lëndët e nevojshme ushqyese si: hekuri, zinku, bakri, jodi, kalciumi, fosfori, magnezi, fluori, natriumi, kaliumi dhe kloruri.

Konsumimi  i sasive të mjaftueshme të ujit çdo ditë është shumë i rëndësishëm, pasi ndihmon në thithjen e lëndëve ushqyese nga ushqimi, largimin e toksinave nga trupi dhe parandalimin e disa sëmundjeve.

 Ekspertët shprehen se ka një arsye tjetër pse duhet të pini sasinë e duhur të ujit çdo ditë. Nëse jeni duke shtuar kilogramë edhe pse po mbani një dietë të shëndetshme dhe kryeni aktivitet fizik, atëherë arsyeja mund të jetë sepse jeni të dehidratuar.

Uji luan një rol të rëndësishëm në forcimin e metabolizmit dhe largimin e mbetjeve nga trupi.

Trupi ynë ka nevojë për një sasi fikse uji për të funksionuar. Kur trupi nuk merr ujë të mjaftueshëm, ai fillon të mbajë ujin, duke çuar në shtim në peshë. Kjo gjithashtu sjell edhe dehidratim.

Marrja e pamjaftueshme e ujit dhe uria janë të ndërlidhura me njëra-tjetrën. Kur jeni të dehidruar, trupi dërgon një sinjal në tru. Truri merr sinjalin e etjes dhe në vend të tij dërgon sinjale urie, gjë që iu bën të konsumoni më tepër ushqim.

Nëse nuk merrni sasinë e duhur të ujit, shëndeti i zorrëve do të rrezikohet dhe do të shtoni peshë në vend që ta humbni atë.  Nëse sistemi  i brendshëm nuk po funksionon si duhet, atëherë humbja e peshës është e pamundur.

Çdo individ duhet të pijë të paktën 2 litra ujë çdo ditë. Në rast se po përpiqeni të humbni peshë, atëherë duhet të pini 3 litra ose më shumë ujë./tvklan.al