Gjatë izolimit shumë individë drejtohen drejt ushqimit jo të shëndetshëm, i cili është i pasur me shumë yndyra të ngopura.

Sipas një studimi të ri, një sasi e caktuar e yndyrës së ngopur mund të ndikojë në nivelet e përqëndrimit te një person.

Autori kryesor i studimit, Annelise Madison, shprehet se individët që konsumojnë ushqim me yndyrë të ngopur shfaqin një aftësi më të ulët në përqëndrim, kanë një performancë të dobët dhe shumë pak energji për kryerjen e aktiviteteve.

Studimi tregoi se një vakt që përmban përmbajtje të lartë të yndyrës së ngopur nxit inflamacionin në të gjithë trupin. Në periudhën kur individët ndjehen të shqetësuar dhe të stresuar priren të konsumojnë ushqime që përmbajnë shumë yndyrë, në vend se të hanë ushqime të shëndetshme.

Kjo krijon probleme edhe më të mëdha në shëndetin fizik dhe atë psikologjik./tvklan.al