Jeni duke kërkuar që dita juaj të jetë produktive? Sipas një studimi të fundit provoni të flini më shumë gjumë, madje edhe pasdite.

Sipas studimit, personat që flenë mjaftueshëm gjumë janë më produktivë, më të lumtur dhe optimistë për të ardhmen.

Sipas studiueve ekziston një lidhje midis punës që bëhet dhe gjumit. Njerëzit që punojnë në punë me presion të lartë kanë më shumë nevojë për një sy gjumë pasdite.

Gjithashtu një gjumë i mirë redukton nivelin e stresit dhe kjo rrit edhe më tepër dëshirën për punën që individët kryejnë.

James Wilson, ekspert i sjelljes së gjumit thotë se gjumi nuk është më një shenjë dembelizmi, por një tjetër mjet që mund të përdoret për rritjen e produktivitetit.

Gjumi është baza mbi të cilën bazohet shëndeti ynë fizik dhe mirëqenia emocionale. Në vendin e punës na ndihmon të qëndrojmë më të përqendruar, na ndihmon të jemi më produktivë dhe më të qetë”.

Ndërsa eksperti dhe terapisti i gjumit Christabel Majendie shprehet se një sy gjumë pasdite mund të përmirësojë fokusin tonë, gjë që nga ana tjetër do të rritë produktivitetin tonë./tvklan.al