Shkencëtarët tregojnë herë pas here se fazat e ciklit hënor, netë të caktuara ndikojnë tek sasia e gjumit që bëjmë, cilësia e tij dhe tek humori i ditës së nesërme.

Përse ndodh diçka e tillë, kjo mbetet mister për ekspertët ashtu sikurse për të gjithë ne.

Super hëna blu, e cila u shfaq në qiell më 31 Janar dha një spektakël të vërtetë në një pjesë të mirë të Amerikës. Por jo vetëm kaq.

Më 31 Janar, rastisën bashkë 3 faza të hënë; eklipsi hënor, hëna blu dhe supër hëna.

Profesori në Universitetin e Kalifornisë dhe eksperti i gjumit, Dr. Matt Walker, shpjegon se çfarë efekti ka tek ëndrrat, humori dhe sesi efektet janë të ndryshme nga meshkujt tek femrat.

Në një shkrim të publikuar nga e përditshmja “DailyMail”, eksperti shprehet se natën kur hëna është e plotë, ne bëjmë mesatarisht 30 minuta gjumë të thellë dhe një gjumë pa ëndrra. Gjumin më të mirë, sipas tij, e bëjmë në një natë kur hëna është gjysmë e plotë.

Gjumi jonë, shprehet Walker, ndjek fazat e hënës, nga hëna e re tek ajo e plotë.

Ai shpjegon më tej se gjatë hënës së plotë, femrat flenë më pak dhe kanë më shumë luhatje humori të nesërmen, ndërsa meshkujt shohin më shumë ëndrra.

Ndryshimet hormonale gjatë hënës së plotë, sipas Walker bëjnë që të jemi përgjithësisht më të uritur.

/tvklan.al