Sipas një studimi të kryer së fundmi, një gjumë i qetë gjatë natës mund të pengohet nga ngrohja që ju keni në dhomën tuaj.

Kjo për shkak se trupat tanë luftojnë për t’u përballur me luhatjet e temperaturës dhe prandaj këshillohet që dhoma e gjumit tuaj të ftohet pak, para se ju të flini.

Shpesh na thuhet që dhoma e gjumit duhet të jetë 16 ose 18 gradë Celsius, por për disa njerëz kjo mund të jetë temperaturë shumë e ulët, sidomos gjatë dimrit. Sipas studimit, e rëndësishme është temperatura midis dyshekut dhe batanijes, e cila duhet të jetë midis 27 dhe 28 gradë Celsius.

Eksperi i gjumit, James Wilson thotë se është e rëndësishme që dhoma e gjumit të mos nxehet shumë.

Një ambient i nxehtë krijon më tepër probleme me gjumin sepse ajri i nxehtë dhe i thatë mund të shkaktojë dehidratim, duke zvogëluar aftësinë e trupit për të luftuar infeksionet. Nëse e lini ngrohjen gjatë gjithë natës, kjo mund të shkaktojë tek ju një gojë të etur dhe të thatë”./tvklan.al