Në emisionin “Historia e Fundjavës” në Klan Plus sot është rikthyer në vëmendje historia e familjes Karazajmi.

Arbër Hajdari drejtuesi i “Fundjavë Ndryshe” u shpreh se historia e kësaj familje është e rrallë. “Është një histori që nuk ndodh shpesh, historia e një familje që jetonin në kushte të vështira dhe humbën nënën dhe babain”, u shpreh Hajdari.  

Po cila është historia e kësaj familje?  Gentian dhe Klodiana Karazajmi, 34-28 vjeç humbën jetën në një aksident rrugor në Peshkopi, në mars të vitit 2019.

Ata lanë pas 4 fëmijë jetimë, katër vajza të vogla të moshës 14, 11, 8 dhe 2 vjeç. Katër vajzat e vogla kanë hasur në vështirësi të shumta gjatë këtyre muajve pa prindërit e tyre.

Fundjavë Ndryshe iu gjend afër 4 vajza të vogla, duke u blerë një banesë të re në Tiranë. Në ndihmë të jetimeve ka ardhur dhe ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, e cila gjatë gjithë kohës u ka qëndruar afër vajzave dhe kontribuoi në blerjen e strehës së re.

Unë jam shumë e emocionuar dhe dua të falenderoj Arbrin që më lejoi të bëhesha pjesë e kësaj familje. Ne do kujdesmi gjatë gjithë kohës dhe jo vetëm sot” kanë qenë këto fjalët e Xhaçkës.

Sot vajzat jetojnë në Tiranë, në shtëpinë e re me gjyshërit e tyre. Fundjavë Ndryshe kujdeset të ndjekë ecurinë e vazhdueshme të tyre, në aspektin shëndetësor dhe arsimor./tvklan.al