Ju nuk e vini re, por sa herë komunikoni me dikë përballë pulitni sytë vazhdimisht. Ky lloj “shkëmbimi” verbal, ju mbase nuk e dinit, por na ndihmon të krijojmë një lidhje me bashkëbiseduesin.
Sipas studimeve të kryera, kjo gjë ndodh po njësoj tek qentë. Qentë pulitin sytë për të krijuar lidhje më të fortë me njëri-tjetrin, madje sinkronizohen në mënyrë perfekte. Hulumtimet kanë treguar se qentë shtëpiakë priren të pulitin sytë më shumë rreth qenve të tjerë.
Ndonjëherë, për të shmangur ndonjë “sherr”, shmangin kontaktin me sy. Janë edhe gjestikulacione të tjera që në fakt tregojnë diçka. Përshembull kur qentë lëpijnë hundën e tyre, tregon padurim ose zhgënjim.
Studimi i ri tregon se sa kompleks dhe i vështirë mund të jetë komunikimi mes kafshëve. Ka një sërë komunikimesh verbale që ndodhin në mënyrë të pandërgjegjshme. Janë krejtësisht në formë refleksi!
/tvklan.al