200 të shtruar në spitale, 24 në gjendje të vështirë

Koronavirusi ka shënuar sërish rritje të numrit të personave që kanë humbur jetën. Gjatë 24 orëve të fundit 3 persona nuk e kanë fituar betejën me Covid-19 duke e çuar në 392 numrin e të vdekurve nga fillimi i pandemisë.

“Fatkeqësisht e kanë humbur betejën me Covid-19, një 56 vjeçar nga Tirana, një 63 vjeçar nga Bulqiza, një 67 vjeçar nga Klosi”.

Situata mbetet e vështirë në dy spitalet Covid ku numri i personave të shtruar mbetet i lartë.

“Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 200 pacientë, 24 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar”.

Në 24 orët e fundit janë kryer 1008 testime nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 152 qytetarë.

“Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki 45 raste në Tiranë, 20 në Korçë, 9 në Shkodër, nga 8 raste në Vlorë, Pogradec, 7 në Kavajë, nga 6 raste në Fier, Berat, 5 në Durrës, 4 në Lushnje, nga 3 raste në Pukë, Mirditë, Përmet, Skrapar, nga 2 raste në Lezhë, Tropojë, Mat, Gjirokastër, Divjakë, Dibër, Kolonjë, nga 1 rast në Krujë, Kurbin, Devoll, Rrogozhinë, Ura Vajgurore, Malësi e Madhe, Bulqizë, Kuçovë”.

Aktualisht në vendin tonë janë të prekur me koronavirus 5189 qytetarë, ndërsa janë shëruar 8536.

Tv Klan