Si parashikohet të jetë kjo javë, flet shefja e epidemiologjisë

Si parashikohet të jetë kjo javë, flet shefja e epidemiologjisë

18:10 30/03/2020

Ka shkuar ne 223, numri i të prekurve nga virusi, ku mëngjesin e sotëm është shënuar edhe viktima e 11.

Në një lidhje Skype për programin “Historia ime”, në Tv Klan ishte shefja e epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Eugena Tomini.

Ajo u shpreh se vendi ynë po përjeton një intensitet të ngadaltë të përhapjes së virusit. Sipas saj, masat e marra të distancimit social nuk kanë lejuar transmetimin e virusit.

Mirela Milori: Me aq sa shohim duke qenë se raportojmë Italinë, Spanjën, a duket sikur nuk janë ato shifrat agresive, për fat të mirë ne nuk kemi statistika agresive dhe në raport me popullatën?

Eugena Tomini: Është shumë e vërtetë Mirela, gjykimi juaj është shumë korrekt. Duke parë një rrethim nga të gjitha anët, që kemi një agresim të transmetimit të virusit. Duket se Shqipëria po përjeton një intensitet të ngadaltë, me një ritëm pak a shumë të njëjtë në këto ditët në vijim. Java që lamë pas, po përsëri ka pasur një pozitivitet me një trend të qëndrueshëm dhe shpresojmë dhe në vijim të kemi të njëjtën situatë, pavarësisht se po testohet çdo rast i dyshuar dhe të gjitha kontaktet e rasteve pozitive, të cilët janë të mundshëm për të shfaqur shenjat e virusit.

Mirela Milori: Jemi bërë gati që ndoshta mund të ketë kjo javë apo java tjetër një agresivitet shifrash?

Eugena Tomini: Sigurisht që pritet trend në rritje i rasteve pozitive dhe sigurisht këto dy javët që ne i kishim parashikuar si piku i shfaqjes së rasteve pozitive shtyhet pak në kohë. Efekte kanë dy masat ekstreme të distancimit social, prej 40 orësh që bëjnë një kufizim më të theksuar të distancimit social dhe sot një masë tjetër e përshkallëzuar e daljes vetëm të një personi nga shtëpia, sipas një sistemi të regjistruar, bëjnë që distancimi social të thellohet akoma dhe më shumë dhe ky distancim do të pengojë dhe transmetueshmërinë e virusit, sepse normalisht nëqoftëse këto masa do ishin lënë të pavendosura, kurba epidemike e pozitivitetit do ishte në nivele të larta aktualisht që flasim./tvklan.al

Të ngjashme

Grupi

Kallezo