Si përgjigjet Berisha kur pyetet nëse ka përdorur lëndë narkotike

Si përgjigjet Berisha kur pyetet nëse ka përdorur lëndë narkotike

23:00 23/01/2020

Përgjigja e ish-Kryeministrit Sali Berisha kur pyetet nëse ka përdorur ndonjëherë lëndë narkotike është e prerë: “Kurrë”. Madje shton se nuk ka përdorur kurrë as qetësues dhe si kurën më të mirë këshillon mendimin pozitiv. I pyetur nëse pas 30 vitesh në politikë bën gjumë të qetë, në studion e “Opinion”, Berisha thotë se ai bën gjumin më të qetë se kushdo tjetër.

Blendi Fevziu: Keni përdorur ndonjëherë lëndë narkotike Zoti Berisha?

Lorenc Vangjeli: Kështu thoshte dhe Edi Rama për ju, gjithë ajo energji që ka Sali Berisha, vjen vetëm nga kokaina, por e pastër.

Blendi Fevziu: Edhe në media thonin që merr stimulantë për të qenë aq energjik, në mitingje gjithë kohës.

Sali Berisha: E vërteta është kokaina ime. Pasioni im për të vërtetën më shumëfishon energjinë, nga mëngjesi deri në darkë.

Blendi Fevziu: Asnjëherë nuk keni marrë stimulantë zoti Berisha.

Sali Berisha: Kurrë!

Blendi Fevziu: Të asnjë lloji?

Sali Berisha: Kurrë! Dhe meqë po më pyet unë nuk marr në mënyrë të prerë as mjete gjumi, ose qetësues. Përse nuk marr? Unë përdor mendimin pozitiv. Përdor meditim pozitiv, si kurën më të mirë edhe jua këshilloj të gjithëve.

Blendi Fevziu: Si është ky meditimi pozitiv.

Sali Berisha: S’më merr gjumi, ndodh që nuk më merr, për një arsye, kam pak temperaturë, ose kam fjetur pak më shumë në drekë dhe lexoj… them këto orë i kam dhuratë unë tani. Mund të shkojë ora 3-4. Çfarë të mire ka kjo? T’ju tregoj një sekret. Përveçse lexon çfarë do, ka një të mirë tjetër, të nesërmen nuk gdhihesh hundë e buzë. Gdhihesh i kënaqur.

Blendi Fevziu: Varet kush të del i pari të në TV. Se ndez TV dhe del Rama, kushedi sa keq ndihesh.

Sali Berisha: Jo… prandaj unë nuk marr as stimulantë, asgjë.

Blendi Fevziu: E keni parë videon e Kryetarit të Bashkisë?

Lorenc Vangjeli: Pas 30 vjetësh në politikë, ju zë gjumi rehatë? Nuk ju kujtohen skeletet në dollap?

Sali Berisha: Absolutisht, unë fle më qetë se kushdo tjetër, ta dish ti. Dhe gjumi, unë si njeri shoh vetëm ëndrra ditën dhe jo natën. Nuk shoh ëndrra natën unë./tvklan.al



Grupi
LAJMET
Të ngjashme

Grupi