Teksa po shijojnë privatësinë e tyre në Los Angelos pas largimit nga Pallati Mbretëror, Meghan Markle dhe Princ Harry kanë bërë një gjest shumë të veçantë.

Çifti ka shpërndarë ushqime për familjet në nevojë që e kanë të pamundur të dalin në këtë përiudhë izolimi.

Në bashkëpunim me organizatën jofitimprurëse Angel Food ata u kanë dhuruar pako me ushqime të gjithë njerëzve që janë duke u përballur me krizën e Covid-19.

Të veshur me xhinse, Harry dhe Meghan mbanin doreza dhe maska. Më herët ata dolën vullnetarë për të gatuar vakte për te gjithë personat e paralizuar, të cilët tanimë janë më të ekspozuar nga virusi.

Klan Plus