Koronavirusi tanimë është kryefjala e të gjitha mediave botërore dhe të gjithë po përpiqen të ndërgjegjësojnë njëri-tjetrin duke shpërndarë rregullat që duhet të ndiqen në këtë periudhë krize.

Bukuroshja me origjinë shqiptare Dua Lipa, përpos faktit që ka zgjedhur të qëndrojë e izoluar, ka vendosur që të shpërndajë për fansat diçka shumë kreative. Fjalët e këngës së saj “New rules” shkojnë shumë me situatën e epidemisë dhe vetë këngëtarja i ndau në llogarinë e saj në Instagram.

Mos fillo të shqetësohesh për mua tani. Largohu, ti e di se si. Mos fillo të shqetësohesh për mua tani”, janë vargjet që po kthehen në “himnin” e koronavirusit.

Me nota humori, Dua shkruan krahas postimit se nuk është ajo që i bën rregullat, por në njëfarë mënyre fjalët e saj po ndihmojnë në ndërgjegjësimin e masës.

Klan Plus