Si po qeveris PD?




Si po qeveris PD?

Autori: Blendi Fevziu

22:46 22/12/2005

Prej tre muajsh e gjysmë Shqipëria po qeveriset nga koalicioni i djathtë që përfaqësohet në qeveri nga kryeministri Sali Berisha.

Pikërisht këto muaj qeverisje dhe perceptimi i saj në publik ishin tema e diskutimit në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu.

Për të diskutuar rreth saj ishin të ftuar në studio analistët Mustafa Nano, Mero Baze, Mentor Nazarko, dhe Andi Bushati. Ndërkohë në lidhje direkte Preç Zogaj dhe Kastriot Islami.

“Janë bërë gjëra, ka një ndryshim në mënyrën e qeverisjes sepse në 3 vitet e fundit qeveria socialiste ishte në dremitje dhe në gjendje të çakorduar. Kjo qeveri duket më e arrirë edhe pse është shpejt për të folur. Ka një vendosmëri të madhe për të luftuar korrupsionin, ka mobilizim, por po e lufton në mënyrë selektive korrupsionin. Nga ana tjetër kryeministri Berisha ka eklipsuar gjithë qeverinë, nuk shoh ministra që të marrin iniciativa ligjvënëse, janë shndërruar në deputetë që ngrenë kartonin”, tha Nano./tvklan.al













Të ngjashme

Autori: Blendi Fevziu

22:46 22/12/2005