Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka publikuar në rrjetet e saj sociale disa foto gjatë zhvillimit të mësimit “online”, i cili përgjatë kësaj jave do të zhvillohet sipas këtij formati nga të gjithë nxënësit e shkollave të arsimit parauniversitar.

Në statusin e saj, ministrja Kushi shpreh falenderim e mirënjohje për angazhimin e deritanishëm të nxënësve e mësuesve, si dhe sakrificën e prindërve.

“Momente nga zhvillimi i mësimit “online” gjatë këtyre ditëve, për të cilin falënderoj të gjithë nxënësit dhe mësuesit e angazhuar duke përdorur platformën “Akademi.al”, kanalin e dedikuar “RTSH Shkollë” dhe kanalin “YouTube” të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë. Njëkohësisht, mirënjohje edhe për çdo prind për sakrificën e treguar në një kohë të tillë që kërkon shumë durim dhe mirëkuptim”, shkruan në Facebook ministrja e Arsimit. /tvklan.al