Komisioni Rregullator në KQZ ka miratuar në tërësi projektvendimin për specifikimet e fletës së votimit më 25 Prill. Kryetarja e Komisionit Rregullator, Ilirjana Nano, tha se fletën e votimit që do të përdoret në zgjedhjet e ardhshme do të ketë elementë në printim që shikohen me rreze ultravioletë.

Po ashtu është parashikuar gjatësia dhe gjerësia e fletës, ndërkohë që si gjithmonë është vendosur edhe për përmbajtjen e stemës së Republikës, logos së KQZ-së, bar kodeve dhe numrat serialë.

“Lidhja 1 janë specifikimet teknike të fletës së votimit për zgjedhjet për Kuvend më 25 Prill. Lloji i letrës ëatermark 90 gram për metër katrorë, me fibra karboni ultraviolet dy shtresa me certifikatë origjine, i vazhdueshëm, me skicë speciale, me mikroprintime, elementë në printime që shikohet me rreze ultravioletë. Zarfi me elementët e sigurisë dorëzohet i vulosur nga operatori ekonomik që depozitohet në KQZ. Dimensionet e fletës së votimi. Gjerësia 297 mm, gjatësia 420 mm. Specifikime të përgjithshme; Pra fleta përmban skemën e Republikës së Shqipërisë me ngjyra, logon e KQZ-së me ngjyra, bar kodet, numrat serialë, qarku me dy shifra dhe numri i QV me 5 shifra”, tha Nano.

Megjithatë Komisioni Rregullator mund të ndryshojë përmasat e fletës së votimit në varësi të listave shumëemërore në zona të ndryshme. Anëtarët e komisionit thanë se për këtë çështje ka pritshmëri të madhe mediatike nga publiku./tvklan.al