Me një Angli sulmuese, mesfusha dhe mbrojtja kuqezi do të jenë repartet, të cilat do të kenë më shumë punë në sfidën e mbrëmjes.

Trajneri Silvinjo pritet që ta rreshtojë skuadrën me modulin e zakonshëm 4-3-3. Në portë, nga minuta e parë duket se do t’i besohet Strakoshës.

Gjendja e Kumbullës dhe Ismajlit vazhdon që të jetë jo optimale, me brazilianin që pritet të vendosë në qendër Gjimshitin dhe Ajetin. Në të majtë do të luajë Aliji, që do të zëvendësojë Mitajn, ndërsa në të djathtë Balliu.

Në mesfushë do t’i besohet treshes së zakonshme Ramadani, Asllani dhe Laçi.

Në të djathtë të ofensivës Asani, ndërsa në të majttë gjasat më të mëadha për ta nisur si titullar janë për Bajramin, me Uzunin që është i avantazhuar në krahasim me Manajn për të luajtur si qendërsulmues. Por duket se hapësirë në vazhdim do të ketë edhe për Brojën.

Të dyja kombëtaret janë përballur 6 herë mes tyre, me anglezët që kanë fituar çdo takim. 19 gola të shënuar nga tre luanët, e vetëm 1 nga kuqezinjtë.

Sfida e mbrëmjes së sotme do të transmetohet ekskluzivisht në TV Klan.

Klan News