Emisioni “Stop” u ndal në Fier, ku një qytetar ka blerë produkte të skaduara në një supermarket. Ai ka blerë reçel, mish derri, dhallë, konserva sardelesh, salcë për makarona dhe kur ka shkuar në shtëpi, ka konstatuar se të gjitha produktet ushqimore ishin të skaduara.

Shitësja: Urdhëroni!

Klienti: Si kaluat? Po pini kafe?

Shitësja: Ça do merrni?

Klienti: Të shikoj ndonjë gjë!

Shitësja: Ça do marrësh, më thuaj mua? Nuk futesh dot në dyqan!

Klienti: Nuk futem dot, hë? Të shikoj, se dua të marr për të ngrënë! Dua të marr nja dy gjëra kështu…! Si s’futem dot në dyqan? S’e kuptoj!

Shitësja: Ore, ja hajde! Ca do?

Klienti: Hë!

Shitësja: Po ti s’e di ku janë! Ca do, më thuaj mua!

Klienti: Po hajde, më ndihmo!

Shitësja: Po, po kalo, hajd futu!

Klienti: Marrin ndonjë nga këta…! Ullinj janë këta?

Shitësja: 1 mijë lekë!

Klienti: Sa është?

Shitësja: 1 mijë lekë! 

Klienti: Reçel është ky?

Shitësja: Reçel!

Klienti: Ça të marrim ndonjë gjë tjetër? Kjo ça është kjo? Konservë, sardele?

Shitësja: Janë shumë të mira ato, të Vlorës.

Klienti: Sardelet? Po kjo? Ça lexon kjo “Gold Fish”? Të marr dy copë unë?

Shitësja: Po!

Klienti: Na vëri edhe këto dy copë! Sa janë këto?

Shitësja: Nga 800-nd, 1600-nd!

Klienti: 1600-nd, shumë mirë! Po ky? Mish derri? Kos është ai, apo dhallë?

Shitësja: Ajo shishja është dhallë.

Klienti: Dhallë, bëj edhe dy dhallë!

Shitësja: Dy dhallë po, bjeri dy dhallë! Tjetër?

Klienti: Sa bëjnë këto tani?

Shitësja: Këto, kalo pak këtej, t’i bëj unë tani!

Klienti: Po, po!

Shitësja: Dy dhallë bëjnë 1 mijë lekë, i themi dy salca 2 mijë lekë, dy o kto, dy mijë lekë. I themi ktë 1500-nd. I themi dy nga kto 1600-nd, i themi nji kshu, 1300-nd. I themi një reçel 1500-nd, i themi dy ullinj, 2 mijë lekë. Kto? Zero, zero, pesë, 8-të, 14-të, 19-të, 1, 3, 4, 5,6, 7, 9 11-të, 13 900-nd!

Klienti: Ok!

Shitësja: E kuptove Linën?

Klienti: Shumë bukur!

Shitësja: 13-të, 14-të! Urdhëro! Faleminderit! Kalofsh mirë! Rrofsh!

Klienti: Faleminderit!

Shitësja: Ta bëftë zoti mbarë ishallah!

Klienti: Ia kalofshi mirë!

Qytetari kthehet në dyqan dhe i tha shitëses se çfarë i kishte ndodhur. Por shitësja i përgjigjet, se kjo gjë nuk përbën problem, pasi edhe ajo vetë i konsumon këto produkte.

Klienti: Si kaluat?

Shitësja: Mirë, çkemi, ça bën ti?

Klienti: Si je ti?

Shitësja: Mirë!

Klienti: Moj erdha mora ca produkte dje, a pardje.

Shitësja: Po!

Klienti: Ishe ti këtu, po ishin të skaduara ato, moj!

Shitësja: Bjeri t’i kthej unë! Sillmi mua!

Klienti: Unë i hodha në plehra, moj!

Shitësja: Po bjeri, t’i jap këtu! Urdhëro! Hapu çikë të kaloj! Urdhëro!

Furnitori: Si je? Nga Bxxxxx Mxxxxx të duhet gjë?

Shitësja: Po hajde, shiko çikë te rafti këtu, ça mungon, o flori?

Klienti: Mirë, që i pa nusja…

Shitësja: Ça të kesh, bjeri t’i kthej unë!

Klienti: Unë i hodha në plehra moj, ç’do merrem unë me ato?!

Shitësja: Po jo mo, ti kthej unë. Për ça do i hedhësh në plehra ti?! Bjeri i kthej unë! Bjeri mua vazot të tëra dhe t’i kthej unë! Ik tashi, se ça do…, do blesh gjë?

Klienti: Ç’të ble unë?! Edhe të ble kam frikë tani.

Shitësja: Mos bli fare, lëre! Mos bli asgjë!

Klienti: Ku di unë! Mirë, që i pa nusja! S’i pe çikë ti? Ti shikoje, shoh, se kjo s’bën, kjo s’bën..!

Shitësja: Unë e hoqa salcën e prishur, e hoqa.

Klienti: Ishin të gjitha, moj!

Shitësja: Ato panat shumë të mira ishin.

Klienti: Kush?

Shitësja: Panat, të makaronave!

Klienti: Panat nuk i vura re unë, po mirë panat, po të tjerat më, se unë mora…

Shitësja: Dëgjo Linën tashi dhe njëherë! Do më lësh rehat të punoj, se s’kam mundësi të përgjigjem tashi! Bjeri bazën materiale këtu, që kam blerë tek mua, të jap paratë, jemi ok bashkë!

Klienti: Unë një nga ato salcat e përdora moj. Kam hall, se mos…

Shitësja: Ore nuk ka asnjë gjë ore, derman jo…, asnjë gjë, se përdora dje. Unë i përdor për veten time, unë po gat… po ha për veten time, nuk ka asgjë. Po qe ashtu, që s’i ke ngacmuar, pa hapur edhe gjysmat edhe gjysmat t’i kesh të hapura, bjeri, t’i jap unë lekët, që të jesh ok!

Fenomeni i shitjes së produkteve të skaduara është shumë i përhapur dhe shumë i rrezikshëm, sidomos tani që jemi në pandeminë e coronavirusit dhe temperaturat janë rritur.

“Nuk është faji i kompanive. Një apel qytetarëve, të gjithë konsumatorëve. Nuk është turp t’i lexoni, nuk e dini që gjërat skadojnë nëpër supermarkete. Lexoni datat e skadencave dhe për çdo datë skadence fotografojeni dhe plasjani ballit atij të supermarketit”, tha Saimir Kodra në apelin e tij drejtuar qytetarëve./tvklan.al