Vulosja e letrës me një puthje dashurie. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, letrat ndërmjet ushtarëve dhe të dashurave të tyre u censuruan. Qindra mijëra çifte donin ta mbanin dashurinë e tyre të gjallë në një kohë rreziku të madh. Megjithatë ata nuk mund të shkëmbenin letra mes njëri-tjetrit pa kaluar në duart e një të panjohuri.

Në vitin 1941 qeveria hapi sistemin e ajrit për t’i ndihmuar ata të qëndronin në kontakt. Miliona letra u fotografuan dhe u dërguan si rrotullime të mikrofilmit të shtypura pasi mbërrinin. Por shumë çifte hezitonin të shfaqnin ndjenjat e tyre të vërteta në një format ishte lehtësisht i pikasur nga censurues. Ata duhet të gjenin mënyra të tjera për të shprehur dashurinë e tyre.

Të dashuruarit e viteve 30’ dërgonin letra me SWALK (Sealed With A Loving Kiss) vulosur me një puthje të ëmbël, BOLTOP (Better On Lips Than On Paper) më mirë në buzë se në letër. Në Luftën e Dytë Botërore ishte një shpërthim i akronimeve të reja të. Provoni t’i deshifroni ato.

I.T.A.L.Y– I Trust And I Love You (Të besoj dhe të dua)

Të kishe besim te e dashura ishte një çështje e rëndësishme për disa ushtarë britanikë në vitin 1942, pasi mijëra amerikanë tërheqës mbërritën në Britani. Këta ushtarë të pashëm , kishin një pagë pesë herë më të madhe se ato të homologëve të tyre britanikë dhe ishin në të njëjtën kohë zemërgjerë dhe simpatikë. Ndoshta Tommy i varfër kishte arsye të mirë për t’u shqetësuar për në vitin 1945, kur rreth 70,000 gra britanike udhëtuan në SHBA si nuse të amerikanëve të zëna gjatë luftës.

E.G.Y.P.T– Ever Give You Pleasant Thoughts (A më mendon ndonjëherë? )

Vitet e para të luftës u pasuan nga një valë martesash dhe ndarjesh të çifteve të reja.

Disa bashkëshortë të rinj nuk ndiheshin të sigurt pas këtyre vërshimeve, por mbështetja erdhi nga revistat e grave. Këta të fundit shkruanin për lexueset e tyre që edhe ata mund të kontribuonin gjatë luftës, duke mbetur besnike ndaj bashkëshortëve të tyre.

N.O.R.W.I.C.H-(k) Nickers Off Ready When I Come Home ( Zhvishu përpara se të vij në shtëpi)

Mesazhet erotike të dërguara nga ushtarët e privuar nga seksi, që jetonin jashtë vendit kishte shkaktuar pakënaqësi te vrojtuesit moralistë në vend. Ankthi rreth moralit të grave ishte një temë e nxehtë, shpesh duke u fokusuar tek gratë me uniformë, veçanërisht ato të SHTN (Shërbimi Territorial i Ndihmës). Shumë prej tyre jetonin larg shtëpisë dhe mbikëqyrjes së prindërve për herë të parë.

B.U.R.M.A – Be Upstairs Ready My Angel (Gati për dashuri ëngjëlli im)

Gjatë Luftës së dytë botërore u krijua një panik pasi lindjet e paligjshme u rritën nga 4.4% e lindjeve të gjalla në 1939 në 9.1% në vitin 1945. Sidoqoftë, mbajtja e një fëmije jashtë martese ishte ende e papranueshme për shoqërinë. Megjithatë, gratë shpesh nuk mund të martoheshin para se foshnjat e tyre të vinin në jetë duke qenë se partnerët e tyre ishin larg duke luftuar. Kjo mund të jetë arsyeja pse numri i lindjeve gjatë tetë muajve të para të martesës ra me një përqindje shumë të madhe.

V.E.N.I.C.E -Very Excited Now I Caress Everywhere (Jam i etur për të të përkëdhelur)

Me 52% të popullsisë mashkullore 19-40 vjeç që ishin ushtarë, lufta ofroi larmishmëri të shumta të partnerëve seksualë. Kjo pati një ndikim të madh në përhapjen e infeksioneve seksualisht të transmetueshme (SST).Mes viteve 1939 dhe 1941 rastet u rritën me rreth 70% për burrat me uniformë dhe me 50% për civilët. Në vitin 1942 qeveria ngriti një paralajmërim për fushatën e publicitetit për SST-të, me Zyrtarin Kryesor të Mjekësisë që punonte në radio pikërisht për të trajtuar këtë çështje. O.O.L.A.A.K.O.E.W – Oceans Of Love And A Kiss On Every Wave (Det dashurie me puthje në çdo valë)   

Letrat e dërguara nga ushtarët, marinarët dhe pilotët u censuruan nga oficerët e tyre, megjithatë akronime të mirënjohura përgjithësisht konsideroheshin të pranueshme. Në vitin 1944, Admirali që  zakonisht ishte i rreptë lëshoi ​​një dekret të posaçëm që i lejonte burrave të Marinës Mbretërore të përdorin një pjesë të vogël të tyre. Ai përfshinte iniciale të lidhura me detin, të dërguara nga marinarët që ishin të ndarë nga të dashurat e tyre./tvklan.al