Si shpëtohet Alvini në Siri? Rama: E vetmja mënyrë, të shkohet me forca civile

Posta

Si shpëtohet Alvini në Siri? Rama: E vetmja mënyrë, të shkohet me forca civile

00:05 25/10/2019

Rasti i 11-vjeçarit Alvin Berisha që po mbahet në kampin në veri të Sirisë, është kthyer sërish në qendër të vëmendjes. Kryeministri Edi Rama, i ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, ka thënë se është shumë e vështirë për të marrë Alvinin nga kampi ku po mbahen ai dhe disa shqiptarë të tjerë, pasi nuk ka një autoritetet zyrtar për të komunikuar.

Sipas kreut të qeverisë shqiptare, e vetmja zgjidhje aktualisht është të shkohet me forca shqiptare civile në këtë kamp në veri të Sirisë, por edhe kjo është një zgjidhje e vështirë për shkak se ajo zonë është e përfshirë në luftë.

Kryeministri Edi Rama: Ai burg robërish nuk ka një autoritet me të cilin mund të flasësh. Gazetarët kanë hyrë brenda siç ka pasur gazetarë që kanë hyrë brenda radhëve të ISIS e kanë bërë reportazhe, por ajo që gazetarët kanë gërë gabim është se medemek kjo u varka nga ambasadori ynë në Turqi.

Nuk mjafton asnjëlloj përfaqësuesi. Unë kam nxjerrë një urdhër, është i klasifikuar mbi numrin e shqiptarëve. Urdhri është një plan evakuimi i rreth 70 personave, gra dhe fëmijë, dhe një numër i caktuar burrash. Nëna e djalit të vogël ka qenë një person i radikalizuar. Fatkeqësisht ka qenë pjesë e ketyre forcave. Kemi punuar ngushtë me aleatët amerikanë, mirëpo faktikisht ata nuk janë më aty. Amerikanët janë tërhequr. Ky burg nuk është në një zonë të aksesueshme. Gjithë problemi këtu është se nuk ke me kë flet. Dhe ndërmarrja e një operacioni për të shkuar me forca… nuk ka autoritetet, me kë do flasësh. E vetmja mënyrë në momentin që po flasim do ishte të shkohej me forca, me një grup njerëzish. Nëse shkojnë atje autorutetet civile, e kemi shtruar dhe opsionin që të shkonte dhe ministri i Brendshëm, por si do hysh atje, është një zonë lufte. Nuk dihet kush të del përpara”, është shprehur Kryeministri Edi Rama. /tvklan.al


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi