Një djalë ka arritur t’i shpëtojë sulmit të një ariu duke qëndruar i qetë dhe duke ndjekur udhëzimet familjes.

12-vjeçari, i cili quhet Alessandro, ishte duke ngjitur me disa të rritur malin e Brenta Dolomites në veri të Italisë kur hasi ariun.

Por ndryshe nga shumë të tjerë që do të ishin panikuar nga kjo situatë, ai e menaxhoi veten dhe qëndroi i qetë duke ecur ngadalë e duke shmangur çdo rrezik.

Videoja e bërë virale tashmë tregon se si djaloshi trim qëndron vetëm dy metra larg ariut dhe largohet.

Në një moment kur ariu ndje këmbët, Alessandro kërkon ndihmën e së ëmës, por ajo i thotë që të ecë dhe të mos trembet.

Sidoqoftë kafsha ndalon me kalimin e kohës dhe ndryshon drejtim duke u larguar. /tvklan.al