A besoni në dashuri me shikim të parë? Epo, një vajzë ka treguar një “truk” të vogël se si mund t’i bëni njerëzit të dashurohen pas jush vetëm me anë të shikimit.

Sophie Rose, në llogarinë e saj në Tik Tok, shpjegon se si mund të ndodhë kjo, por sipas saj duhet dikush ndaj të cilit keni një pëlqim, jo thjesht i panjohur.

@sophieroselloyd

Hope this helps! Let me know in the comments if you want me to do any more tips?

♬ Emotional (Instrumental) – BLVKSHP

Mund të mos funksionojë me njerëz që nuk i njihni, por nëse është dikush që simpatizoni është një mënyrë e mirë për t’iu bërë atyre të qartë si ndiheni dhe t’i mahnisni”. Si fillim, duhet që të siguroheni se jeni vetëm ju të dy gjatë një bisede pasi në grup vëmendja është e shpërndarë.

Truku është thjesht shikim në zona të ndryshme të fytyrës së tyre. “Shihni syrin e tyre të majtë për një sekondë, më pas buzët 1-2 sekonda dhe më pas syrin e djathtë”, thotë Sophie në video. Ajo shpjegon se drejtimi është sipas këndvështrimit tuaj që te personi tjetër përkthehet: syri i djathtë, buzët dhe më pas syri i majtë.

Sipas saj, kjo do ndihmojë çdokënd në fatin e tij me dashurinë pasi thotë se e ka provuar me njerëz që i kanë pëlqyer dhe ka marrë rezultat pozitiv. Videoja është parë më shumë se 1.7 milionë herë dhe ka mbi 230.000 pëlqime si dhe komente ku njerëzit shprehen se mezi presin ta provojnë./tvklan.al