Bota jonë është e vogël dhe të gjithë jemi të ndryshëm, po aq sa të gjithë gjendemi të  lidhur edhe nga detaje. Një prej tyre mund të jetë shenja astrologjike, planetët që na ndihmojnë dhe në njëfarë  mënyre, udhëzojnë në jetë. Ndaj, për të filluar ndryshimet e vogla nga secili prej nesh, mund të nisim nga deshifrimi i dhuntisë së secilës shenjë.

Dashi – Mbroni të dobëtit

Drejtoheni nga Marsi dhe jeni të karikuar me ambicie,  siguri, vetëbesim dhe kurajo, jeni një lider dhe luftëtar në thelb. Jeni edhe shumë të kujdesshëm dhe mbrojtës ndaj atyre që i perceptoni si të dobët ndaj përpiqeni t’i ruani dhe udhëhiqni. Çfarëdo marrëdhënieje me dikë të tillë do të nxirrte në pah më të mirën tuaj. Çdokush ka nevojë për një Dash.

Demi – Bëni gjëra

Praktikë, të fortë, stoikë dhe rezistentë. E dini vlerën e punës dhe ju pëlqen të krijoni gjëra të perceptueshme nga shqisat. Puna me projekte ku ndërtohet diçka fizike ngacmon talentet tuaja,  pasi planeti i Afërditës ndikon syrin tuaj estetik.

Binjakët – Komunikoni

Fjalët vërshojnë te njerëzit e kësaj shenje pasi vijnë lehtësisht dhe rrjedhshëm ndaj shpesh kanë profesione të lidhura me shkrimin apo ligjërimin përpara njerëzve. Përdorini aftësitë tuaja për të dokumentuar e qartësuar çështje të rëndësishme, kureshtjen për të zbuluar të vërtetën dhe oratorinë për të edukuar e informuar.

Gaforrja – Kujdesuni për njerëzit

Askush nuk kujdeset si Gaforret.  Keni aftësinë e lindur për të kuptuar dhe ndierë çfarë fshihet përtej, të panjohurën apo të pandërgjegjsmen. Mund të hyni drejt e në temë  shpejt dhe me diplomaci e më pas të përdorni aftësitë tuaja shëruese për të ndihmuar.

Luani – Ngrini zërin

Luanët i zemëron padrejtësia ose mizoria ndaj të pambrojturve. Ndieni një detyrë për t’u kujdesur për krenarinë dhe keni instiktin mbrojtës ndaj atyre që nuk munden të mbrojnë vetveten. Flisni, ngrini zërin për ata që nuk munden. Jini thirrja e së mirës.

Virgjëresha – Zgjidhni probleme

Mendja juaj e ftohtë, përllogaritëse dhe e ftohtë, e drejtuar nga Mërkuri, punon si një procesor kompjuteri, zgjidh probleme të ndërlikuara, gjen rrugën më të thjeshtë dhe efikase, prodhon zgjidhje.  Përdoreni këtë aftësi në mënyra organizative dhe praktike, qofshin edhe çështje të mëdha.

Peshorja – Kërkoni drejtësi

Ekuilibri, harmonia, barazia, drejtësia janë tiparet që ju bëjnë të funksiononi. Ligji me të gjithë mekanizmat e tij është një magnet për ju sepse nxit objektivitetin dhe analizimin e situatave të vështira.  Ju pëlqen të jeni zëri i së drejtës dhe mund të veproni në të gjithë spektrin e saj.

Akrepi – Bëni gjëra të frikshme

Asnjë shenjë tjetër nuk ka stoicizmin, kurajën, heroizmin apo forcën tuaj kur vjen puna për të përballur  të papërballueshmen. Nuk ju tremb asgjë.  Ndonjëherë ju tërheq rreziku dhe tmerri ndaj çdo gjë që do të kishte lidhje me shpëtimin e atyre që nuk munden të shpëtojnë veten, do ju shkonte për shtat.

Shigjetari –  Luftoni për lirinë

Shenja juaj nuk duron kufizimin, urdhrat apo kornizimin. Ju kuptoni tërëësisht kauzën dhe nevojën e fuqisë së lirisë. Mbështetja e personave që e kanë të vështirë të jetojnë pa komplekse ju tërheq. Cilado qoftë arsyeja e ndrydhjes së tyre, mund t’i ndihmoni për të jetuar pa kufi.

Bricjapi – Filantropi

Si një shenjë që tërhiqni paranë dhe jeni të mirë me fjalët, nuk do ta kishit aspak të vështirë për ta bërë ëtë për një kauzë të mirë që do të sillte ndryshim. Secila prej tyre ka nevojë për një person që kupton se cili duhet të paguhet dhe si të menaxhohen paratë. Ai person jeni ju.

Ujori – Flisni të vërtetën

Ujorët janë njerëz të drejtpërdrejtë dhe të sinqertë që udhëhiqen nga besimi thuajse puritan për të thënë dhe kërkuar të vërtetën. Keni kurajën morale  dhe fuqinë e brendshme për të zbuluar të pathënat dhe t’i bëni njerëzit të dëgjojnë të vërtetën.

Peshqit – Shëroni

Jeni të bekuar nga empatia, përkujdesi, mëshira dhe mirëkuptimi. Ju mund të solidarizoheni me të tjerët, shihni dhe ndieni dhimbjet e tyre ndaj dhe dini se çafrë iu nevojitet për t’i qetësuar apo shëruar. Kjo ju bën të ndiheni edhe më i vlerësuar sepse askush nuk i mbyll plagët emocionale më mirë se një Peshk./tvklan.al