Tashmë është ajo kohë e vitit ku qarkullon gripi. Ekspertët mendojnë se sa më shpejt t’i trajtoni simptomat, aq më herët do të largohet gripi. Ata dhanë këshillat e tyre se çfarë duhet të bëni në mëngjes, drekë dhe darkë në mënyrë që ta zhdukni brenda 24 orëve.

Ata sugjerojnë që në mëngjes dita të niset me një dush të ngrohtë. Pastaj ekspertët thonë se duhen konsumuar vitaminat C. Për këtë këshillojnë që të merrni portokaj ose kivi. Ajo çfarë nuk sugjerojnë ekspertët janë pijet e nxehta, si kafeja ose çaji, për shkak të përmbajtjes së kafeinës.

Në drekë, ekspertët këshillojnë që nëse kuptoni që po ju ‘vërdallisen’ virozat të qëndroni në shtëpi. Qëndroni gjithashtu të hidratuar. Hani arra pasi përmbajnë selen, i cili forcon sistemin imunitar.

Në darkë është lënë pjesa më e vështirë! Ekspertët këshillojnë që të përdorni erëzat pikante sepse do t’ju ndihmojnë të ndiheni më mirë. /tvklan.al