E ftuar në programin “Rudina” ka qenë Mireda Thana, një Life Coach (mentore) e certifikuar që punon me individë dhe ekipe. Ajo është e trajnuar nga Co-Active Training Institute dhe Team Coaching University në Holandë dhe Zvicër. Thana vjen nga një eksperincë në Marketing dhe Financë.

“Unë flas nga eksperienca ime dhe deri tani jam duke punuar me persona që janë sipërmarrës të rinj ose me njerëz që punojnë në sektorin privat dhe duan të bëjnë ndryshime në jetën e tyre profesionale ose personale. Jemi të ngarkuar gjatë gjithë ditës nga të gjitha anët. Një nga gjërat që ne na mungon më së shumti dhe që njeriu si natyrë e ka të nevojshme është të dëgjohet, por të dëgjohet në të vërtetë, prandaj coach është një marrëdhënie, ku çdo gjë është në funksionin tuaj”.

Coach life është një person që beson plotësisht në potencialin e personave dhe mundëson të arritjet e qëllimeve më të larta, se ato që çdokush mendon se mundet. Life coach nuk merret në veçanti me individin ose problemet e tij, por ndihmon në hartimin e rrugës dhe lejon të përdoren të gjitha burimet që personi ka, në mënyrë që të realizojë gjithçka që ka menduar.

Thana thekson se një gjë që ndihmon shumë në arritjen e objektivave është visualizimi, pra përcaktimi i qartë i asaj synohet të arrihet. Së dyti vendosja e afatit dhe më pas edhe përzgjedhja e një personi të afërt ndihmon me arritjen e hapave./tvklan.al