Nëse doni të blini një orë “smartwatch” është normale të mendoni sesi do t’ju shërbejë për të luajtur muzikë. A do të funksionojë si pult? Apo do t’i luajë këngët kudo që të jeni? Përgjigjet janë pak të komplikuara, por ne do t’ju ndihmojmë.

Apple Watch

Si lideri i orëve “smartwatch” në treg, padyshim që Apple Watch na jep një pafundësi opsionesh për të dëgjuar muzikë. Mund ta kontrollosh nga telefoni, nga kyçi i dorës, si dhe nga kufjet. Nëse keni një llogari në Apple Music mund të shfletoni të gjithë katalogun. Nëse jo, atëherë mund të dëgjoni çfarë keni importuar. Muzika mund të luhet direkt nga ora nëse keni WiFi apo LTE. Nëse do të largoheni nga shtëpia dhe të mos e keni telefonin me vete, mund ta sinkronizoni orën me telefonin dhe të shtypni opsionin Music. Rikujtojmë se ky proces do të funksionojë më mirë nëse Apple Watch është në karikim. Spotify e ka direkte opsionin dhe mund të ndërroni këngë direkt nga kyçi. Si dhe keni kanalin YouTube Music, ku mund të dëgjoni direkt nga YouTube.

Google Wear OS

Ende nuk ka dalë opsioni YouTube Music dhe konsideruar faktin që Google Play Music nuk ekziston më, fansat mbeten të shokuar se çdo të bëjnë në rast se duan të dëgjojnë muzikë. Por Wear OS të lejon ta ndërrosh muzikën nga telefoni. Pra do t’ju duhet të merrni telefonin me vete kudo, në dallim me Apple Watch. Sido që të jetë, Spotify punon më së miri.

Fitbit, Samsung dhe Garmin

Fitbit kontrollon çdo muzikë që ti luan nga telefoni. Spotify funksionon, por nuk mund ta sinkronizosh playlist-ën dhe përsëri do të duhet ta luash nga një pajisje. Por Deezer dhe Pandora janë më të lehtë në përdorim. Ora e Samsung-ut është më e lehtë në përdorim pasi çdo lëvizje të ndërrimit të këngëve mund ta kontrollosh automatikisht nga ora. Spotify punon si normalisht. Ndërsa orët Garmin punojnë vetëm me Spotify Premium dhe mund t’i dëgjosh prej saj./tvklan.al