Si të humbasim kalori teksa jemi në gjumë!

Woman sleeping at home in her bed
Posta

Si të humbasim kalori teksa jemi në gjumë!

15:20 03/10/2019

E keni menduar ndonjëherë se mund të digjni kalori edhe duke mos bërë asgjë? As vrap, stërvitje, vrapim, not, absolutisht asgjë nga ato që mundohemi të bëjmë çdo ditë për të humbur kalori dhe për të rrëzuar në këtë mënyrë edhe peshë.

Kjo sepse sipas një studimi të fundit edhe kur jeni duke fjetur, trupi juaj vazhdon të djegë kalori, madje më tepër sesa mund të imagjinoni.

Edhe në gjumë trupi juaj është goxha aktiv dhe si rezultat ai shpejton riparimin dhe rritjen e qelizave. Nga ana tjetër edhe truri vazhdon aktivitetin e tij dhe filtrimin e informacionit.

Por sigurisht, kjo varet edhe nga faktorë të caktuar si pesha juaj, numri i orëve që ju flini dhe temperatura e trupit tuaj.

Gjithashtu janë edhe disa gjëra që ju duhet të bëni në mënyrë që edhe gjatë gjumit të mund të humbni kalori.

Plotësoni orarin e gjumit

Si fillim duhet të siguroheni që të mund të flini 6 deri në 8 orë. Sepse në mungesë të gjumit, trupi dhe mendja lodhen dhe për pasojë fillon edhe ndjenja e urisë. Gjithshtu studimi zbuloi se mungesa e gjumit i bën qelizat më pak të ndjeshme ndaj insulinës dhe kjo sjellë një ndryshim të metabolizmit që rrit edhe mundësitë për mbipeshë.

Flini në errësirë

Errësira e plotë konsiderohet e rëndësishme për të bërë një gjumë të qetë. Trupi i njeriut prodhon melatonin- hormonin e “gjumit” që bën të mundur që ne të biem në gjumë dhe të qëndrojmë në gjumë. Ai më së shumti prodhohet mes orës 23:00 dhe 3 të mëngjesit. Ky hormon ndihmon në djegjen më të shpejtë të yndyrës, duke djegur në këtë mënyrë dhe kalori.

Flini në një mjedis të freskët

 Është njëkohësisht e rëndësishme të flihet në një mjedis të freskët. Nga studimi i kryer dhe i publikuar në revistën “ Diabetes”, ata që flinin në dhoma ku temperatura ishte 19 gradë digjnin 7 përqind më shumë kalori se ata që flinin në dhoma më të ngrohta. Kjo sepse trupi jonë harxhon më shumë kalori teksa përpiqet që të ngrejë temperaturën.

Mbani larg vetes celularin

Studimi ka treguar se përdorimi i telefonave celularë, tabletave dhe paisjeve të tjera elektronike pak para fjetjes do e vështirësojnë gjumin. Këto paisje ju ekspozojnë në “dritën blu”, e cila prish prodhimin e melantoninës dhe ngadalëson metabolizmin./tvklan.al


Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
Grupi
UKT