Si të humbasim peshë duke ngrënë mëngjes

Si të humbasim peshë duke ngrënë mëngjes

14:02 03/01/2020

Mëngjesi konsiderohet si vakti më i rëndësishëm i ditës. Nutricionistja Susie Burrell tregon disa hapa të thjeshtë për një mëngjes të shëndetshëm, i cili gjithashtu mund të kontribuojë në humbjen e peshës.

1.Konsumoni drithëra me cilësi të lartë.

Ajo janë mjaft të rëndësishme për të bërë të mundur që muskujt dhe truri të furnizohen me energji.

Bowls of various cereals on wooden background

2. Fokusohuni tek proteinat

Ushqimet me proteina në fillim të ditës janë një mënyrë e shkëlqyeshme për t’ju ndihmuar të qëndroni të shëndetshëm dhe mos shtoni peshë. Sipas Burrell, veza, kosi, salomoni i tymosur janë disa zgjidhje të thjeshta për mëngjesin, por të pasura me proteina.

3. Përdorni fruta dhe perime

Përdorimi i tyre në vaktin e mëngjesit mund të sjellë vërtet ndryshim në trupin tuaj. Një sallatë frutash ose lëngje fruash do ishte perfekte. Por evitoni përdorimin e lëngjeve të konservuara.

4. Mos evitoni yndyrnat e mira

Yndyrnat që vijnë nga produkte të tilla si: avokado, vaji i ullirit, arat, farat, gjalpi i kikitikut jo vetëm që ofrojnë ushqyesit kryesorë, por edhe sigurojnë energjinë e nevojshme që të ndiheni të ngopur për një kohë të gjatë./tvklan.al


Grupi
LAJMET
Të ngjashme
Grupi