Si të keni thonj të gjatë dhe të shëndetshëm



Si të keni thonj të gjatë dhe të shëndetshëm

18:14 23/06/2020

Keni probleme me gjatësinë dhe fortësinë e thonjve? Sipas ekspertëve kjo ndodh sepse thonjtë tuaj janë të brishtë dhe në mënyrë që t’i bëni ato më të gjata dhe më të fortë duhet të ndiqni disa këshilla.

Nëse preferoni që shpeshherë të bëni thonjtë me xhel ose akrilik, atëherë duhet të dini dhe mënyrën e duhur si t’i hiqni ato. Duhet të keni kujdes që të mos i dëmtoni, prandaj për heqjen e xhelit duhet të drejtoheni tek estetistët.

Për thonj të shëndetshëm, ekspertë sugjerojnë që të shmangni përdorimin e acetonit. Ai i dëmton thonjtë, i bën më të dobët dhe më të lehtë për t’u copëtuar.

Keni kujdes dhe për ushqimet që konsumoni. Ajo që hani mund të ndikojë gjithashtu në cilësinë e thonjve. Ekspertët sugjerojnë të merrni sasinë e duhur të proteinave, zinkut, hekurit, për të patur thonjtë më të shëndetshëm. Gjithashtu rekomandohet që të shmangni një diete, e cila është e varfër në karbohidrate dhe e pasur në yndyrna./tvklan.al



Të ngjashme