Si të konsumosh ushqim me maskën e vendosur?


Si të konsumosh ushqim me maskën e vendosur?

14:10 27/07/2020

Maska është një nga masat më të rëndësishme në luftën kundër koronavirusit. Mbajtja e saj në çdo vend dhe në çdo kohë, i ka bërë njerëzit kreativë, për të gjetur mënyra se si mund ta bëjnë jetën e tyre më të lehtë.

Modelja e njohur britanike, Emma Louise Connolly ka ndarë me fansat një truk gjenial se si të konsumosh ushqim pa pasur nevojë për të hequr maskën nga fytyra.

Ajo ka publikuar një video në rrjetin e saj social Instagram, ku shihet teksa konsumon ushqim në makinë me maskën e vendosur.

View this post on Instagram

where there’s a will, there’s a way.

A post shared by Emma Lou (@emmalouiseconnolly) on Jul 20, 2020 at 2:07am PDT

Mund të duket e habitshme, por modelja ia ka dalë, pasi ka vendosur dy maska. Njëra që mbulon pjesën e poshtme të gojës dhe tjetrën duke mbuluar hundën dhe pjesën e sipërme. Kur ajo hap gojën, të dy maskat krijuan një hapësirë që ushqimi të kalonte.

Emma e ka shoqëruar videon me mbishkrimin: Aty ku ka një dëshirë, ka një rrugë.

Videoja është bërë menjëherë virale dhe shumë prej ndjekësve e vlerësuan idenë e saj, duke e konsideruar si tepër të zgjuar./tvklan.al




Të ngjashme