Kujdesi për flokët është mjaft i rëndësishëm. Zakonet e mira të gjumit dhe rutina e natës luan një rol vendimtar në forcimin e rrënjëve të flokëve dhe bëjnë të mundur që ato të rriten në mënyrë të shëndetshme.

Stresi dhe shqetësimi ndkojnë së tepërmi në shëndetin e flokëve. Tek njerëzit në moshë më të re ekziston mundësia për rënien e flokëve, ose për flokë të dëmtuar dhe jo të shëndetshëm.

Por ekzistojnë disa mënyra të lehta për t’u ndjekur që bëjnë të mundur që flokët tuaj të jenë plot jetë dhe të shëndetshëm.

Mbani flokët e hidratuar

Çdo natë para gjumit aplikoni në flokët tuaj një vaj qetësues me bazë bimore. Kjo do të veprojë si një agjent qetësues dhe është ideal për të riparuar, mbrojtur dhe rigjeneruar thellësisht flokët e thatë dhe të dëmtuar.

Mbroni flokët nga nxehtësia

Përdorni vajin e arrës së kokosit dhe pak aloe vera, para se të thani flokët tuaj me tharëse. Vaji i arrës kokosit nuk lejon dëmtimin e flokëve nga nxehtësia dhe ndihmon në mbrojtjen nga dëmtimet në të ardhmen.

Evitoni stresin

Është e këshillueshe të qëndroni të qetë dhe të evitoni stresin dhe shqetësimet. Mjaft e rëndësishme është edhe dieta ushqimore dhe stërvitja./tvklan.al