Në periudhën në të cilën jemi, fytyra është më e ekspozuar ndaj infeksioneve dhe papastërtive të ndryshme.

Në momentin që në fytyrën tuaj dalin akne, ju duhet të keni kujdes në trajtimin e tyre.

Është e këshillueshme të mos i ngacmoni aknet në fytyrën tuaj. Lëkura është mjaft deliakte dhe mund të çojë në përhapje të infeksionit. Lejoni që puçrra dhe lëkura të shërohet natyrshëm.

Nëse fytyra juaj është shumë e acaruar atëherë përdorni një pastrues për të larguar mikrobet dhe papastërtitë. Mund të përdorni një pambuk për të mos e dëmtuar fytyrën dhe për mos krijuar çarje të akneve.

Nëse e shihni që puçrra e krijuar është e fryrë dhe e kuqe, vendosni pak akull mbi të, për të zvogëluar inflamacionin. Do ta shihni që pas pak çastesh do të ndiheni më mirë.

Diçka tjetër që duhet të bëni është të aplikoni një krem antibiotik në zonën e akneve. Mos harroni se puçrra e infektuar është në thelb një plagë e hapur dhe duhet të trajtohet si e tillë. Në mënyrë që plaga të shërohet shpejt, duhet të vazhdoni të aplikoni këtë krem çdo ditë.

 Edhe kur duket sikur po thahet, duhet të vazhdoni të keni kujdes dhe mos e ngacmoni, për të evituar sërish çarjen e saj. Sepse plaga e re që mund të krijohet, kërkon më shumë kohë për t’u shëruar dhe le një shenjë të përhershme në lëkurë.

Kujdesuni që të vazhdoni trajtimin, derisa fytyra të jetë shëruar plotësisht dhe aknet të jenë larguar./tvklan.al