Lëkura është delikate dhe reagon ndryshe ndaj kushteve të motit. Në dimër, bëhet e thatë, ndërsa gjatë verës lëkura djersit më shumë, bëhet e yndyrshme dhe me shumë akne.

Një tjetër problematikë gjatë verës është edhe djegia e fytyrës nga dielli.

Fillimisht fillon me një ndjesi djegieje, më pas shoqërohet me skuqje, ënjtje dhe dhimbje. Është e këshillueshme që të mos ngacmoni fytyrën tuaj gjatë procesit të shërimit dhe rikuperimit të lëkurës nga djegia.

Ndërsa lëkura prodhon melaninën, e cila e mbron atë nga rrezet Ultraviolet, ekspozimi i tepërt ndaj dritës UV mund të dëmtojë mbrojtjen natyrale të lëkurës. Rrezet UV mund të dëmtojnë shtresën më të jashtme të lëkurës, ose epidermën, duke djegur qelizat. Më pas lëkura fillon të largojë qelizat e dëmtuara për t’i hapur rrugën krijimit të qelizave të reja. Gjatë kësaj periudhe, ju mund të shihni që në pjesën ku ka ndodhur djegia të ndodhë heqja e lëkurës.

Gjatë kësaj faze mos e ngacmoni lëkurën tuaj sepse ajo mund të përkeqësohet, duke sjellë më shumë probleme. Lëkura është jashtëzakonisht e butë kur shërohet nga djegia. Nëse vazhdoni ta prekni ose fërkoni atë, kjo mund të çojë në infeksione.

Gjatë kësaj kohe mund të përdorni hidratues të ndryshëm për të përshpejtuar proçesin.

Gjithashtu, kur është duke u shëruar, qëndroni shumë të kujdesshëm dhe larg diellit. Gjithmonë përdorni një krem dielli kur duhet të dilni./tvklan.al