Aknet në fytyrë mund të jenë një shqetësim i madh për një numër të madh individësh. Ato mund të lenë plagë dhe shenja në fytyrën dhe kjo mund të ndikojë në pamjen tuaj të përgjithshme.

Ndonjëherë, puçrrat mund të jenë të dhimbshme dhe sipas studimeve prekin rreth 85 përqind të njerëzve. Aknet shfaqen si rezultat i fytyrës së yndyrshme dhe papastërtive të jashtme.

Por sipas ekspertëve përdorimi i produkteve natyrale mund të sjellë ndryshim dhe largim të këtyre akneve.

Uthull molle

Sipas një studimi uthulla e mollës ka veti të forta anti-bakteriale që ndihmojnë për të larguar puçrrat. Ai përmban acide organike që shkatërrojnë bakteret që janë përgjegjëse për formimin e akneve. Gjithashtu, acidet laktike të pranishme në uthullën e mollës mund të largojnë shenjat që krijohen nga aknet.

Aloe Vera

Aplikimi i xhelit Aloe Vera në zonën e prekur nga aknet mund të shkatërrojë bakteret e dëmshme dhe të zvogëlojë inflamacionin. Gjithashtu mund të rrisë rrjedhën e gjakut në lëkurë dhe ta bëjë atë plot shkëlqim. Xheli Aloe Vera ka veti shëruese të plagëve.

Çaji jeshil

Duke qenë e pasur me antioksidantë, flavonoide, çaji jeshil mund të luftojë në mënyrë efektive bakteret që shkaktojnë aknet dhe të zvogëlojë inflamacionin. Gjithashtu, aplikimi i tij mund të pengojë rritjen e baktereve që shkaktojnë aknet.

Maska me mjaltë dhe kanellë

Duke qenë e pasur me veti antibakteriale, mjalti dhe kanella mund të zvogëlojnë aknet. Përveç luftimit kundër baktereve, këta përbërës zvogëlojnë inflamacionin dhe skuqjen. Për të përgatitur këtë maskë, duhet të përzieni 2 lugë mjaltë dhe 1 lugë kanellë. Aplikoni këtë maskë për 20 minuta në fytyrë dhe menjëherë do të shihni ndryshimin./tvklan.al