Një fytyrë me puçrra mund të krijojë një shqetësim të madh. Duhen disa ditë që ato të largohen nga fytyra dhe madje shpeshherë ndodh që edhe pas largimit të tyre, në fytyrë krijohen disa shenja.

Aknet mund të krijohen në çdo lloj fytyre dhe mund të shfaqen si një mysafir i paftuar. Është shumë e rëndësishme që të gjendet trajtimi i duhur për largimin e tyre.

Gjethet e nenexhikut konsiderohen si tepër ideale për problemet me lëkurën. Ato bëjnë të mundur largimin e akneve dhe shenjave që krijohen në fytyrë.

Maskë me nenexhik dhe tërshërë

Tërshëra është e shkëlqyeshme për lëkurën dhe bën të mundur një pastrim natyral të saj. Merrni vetëm disa gjethe nenexhiku, të paktën 10 dhe një lugë gjelle tërshërë, shtoni një lugë gjelle lëng kastraveci dhe një lugë çaji mjaltë. Përziejini të gjitha së bashku, në mënyrë që të bëhet një masë  e trashë dhe e qëndrueshme.

Më pas aplikojeni atë në fytyrë, veçanërisht në zonën ku keni akne. Lëreni për rreth 20 minuta dhe më pas shpëlajeni fytyrën tuaj. Këtë maskë mund ta përdorni 3 herë në javë për rezultate më të mira.

Maskë me nenexhik dhe mjaltë

Gjithashtu  nenexhiku dhe mjalti bëjnë sëbashku një kombinim të shkëlqyeshëm. Për këtë maskë nevojiten gjethe nenexhiku dhe një lugë çaji mjaltë. Përziejini mirë dhe më pas aplikoni masën e krijuar në fytyrë. Mbajeni për rreth 30 minuta dhe më pas shpëlajeni. Këshillohet që të bëhet çdo ditë për rezultate më të mira./tvklan.al