Periudha e verës është mjaft e vështirë për shkak të temperaturave të larta dhe problemeve me hidratimin.

Sipas ekspertëve, konsumimi i ushqimeve jo të shëndetshme mund të shkaktojë probleme me shëndetin dhe të shkaktojë lëkundje humori, ankth dhe stres. Këto ushqime krijojnë probleme me aciditetin në stomak dhe ju bëjnë të ndiheni të fryrë.

Kjo për shkak se karbohidratet e thjeshta çojnë në rritjen e aciditetit në stomak dhe mund t’ju bëjnë të ndjeheni të fryrë.

Gjatë verës, ekspertët këshillojnë që të konsumoni sa më shumë ujë. Rekomandohet që gjatë ditës të merrni sa më shumë vitamina, proteina, karbohidrate dhe yndyrna.

Marrja e tyre është e rëndësishme për të patur një trup të shëndetshëm.

Disa sugjerime për dietën tuaj verore:

Qumështi është i pasur me antioksidantë, vitamina B2 dhe B12, si dhe proteina dhe kalcium. Laktiumi proteinik ndihmon në uljen e presionit të gjakut, ndërsa kaliumi mund të ndihmojë në problemet me muskujt.

Kamomili ndihmon gjatë temperaturave të larta, për shkak të efekteve të tij anti-inflamatore. Rekomandohet që çdo ditë të konsumoni një filxhan çaj kamomili.

Kufizoni ose shmangni alkoolin dhe kafeinën, të cilat shkaktojnë fryrje pas ngrënies.

Qëndroni të hidratuar. Dehidratimi mund të shkaktojë probleme të ndryshme, që lidhen me dhimbje koke, të përziera, dhembje trupi.

Konsumoni drithëra të plota, në vend të ushqimeve me sheqer ose pijeve me gaz.

Konsumoni sa më shumë fruta dhe perime./tvklan.al