Një kompani amerikane sjell idenë origjinale

Këto pajisje të veçanta mund të jenë zgjidhja e duhur për të garantuar ruajtjen e distancës sociale, tani që shumë vende të botës po lehtësojnë masat bllokuese kundër përhapjes së Covid-19.

“Bumper tables”, tavolina të rrethuara nga komardaret janë zgjidhja që ofron një firmë amerikane në shtetin federal amerikan të Merilendit. Bëhet fjalë për tavolina të rrumbullakëta me diametër 1.8 metra në mes të të cilave qëndron një klient. Ato lëvizin me rrota dhe janë të rrethuara nga një brez i gjerë gome që fryhet, për të amortizuar goditjet me njëra-tjetrën gjatë lëvizjeve.

Ato janë të ngjashme me rrethoret e fëmijëve që përdoren në fazat e para të ecjes më këmbë. Përdorimi i tyre po eksperimentohet në disa bare në plazhet e këtij shteti federal, tashmë që temperaturat janë rritur dhe pritet dyndje pushuesish.

Tv Klan