Është e rëndësishme që të ushqehesh shëndetshëm dhe sidomos kur bëhet fjalë për personat me diabet.

Doktor Pramod Tripathi shprehet se mbajtja e niveleve të sheqerit në kontroll është e rëndësishme dhe për këtë arsye personat diabetikë duhet që të kujdesen për dietën, stërvitjen dhe shëndetin e tyre mendor.

Tripathi jep edhe disa këshilla praktike, se si diabetikët të mbajnë në kontroll dietën e tyre.

  • Mbani një plan të ekuilibruar të dietës dhe ndiqni atë imtësisht.
  • Kujdes me sasinë që konsumoni. Kjo do u ndihmojë në arritjen e peshës ideale.
  • Konsumoni ushqime me përmbajtje të lartë fibrash. zarzavate dhe perime.
  • Konsumoni më shumë perime dhe më pak fruta.
  • Pini sasi të mjaftueshme të ujit. 250 ml për 10 kg peshë trupore.
  • Rekomandohet të filni para orës 11.

Më tej, ai shton se personat diabetikë, duhet të përqendrohen më shumë tek aktiviteti fizik dhe ushtrimet sesa tek dieta.

Minimumi është 30 minuta stërvitje çdo ditë.

Së bashku me dietën dhe stërvitjen, shëndeti mendor është po aq i rëndësishëm. Me stilin e jetës aktuale, ekziston gjithashtu shumë stres dhe negativitet përreth dhe prandaj duhet të keni kujdes./tvklan.al