Vapa e ditëve të nxehta të verës është në shumë raste e papërballueshme, por ajo që ju bezdis më shumë është djersitja,që duhet se nuk do ketë fund.

Por ka 5 mënyra që ju ndihmojnë që të përballoni më shumë vapën dhe që të mbani nën kontroll djersitjen:

Kujdes ushqimi

Jeni i varur nga kafeina dhe nuk mund të bëni pa të, zgjidhni një filxhan kafeje të dekafeinuar dhe të ftohtë, në vend të një ekspresi të nxehtë. Kafeina stimulon sistemin nervor duke nxitur gjendrat e djersës , sa më shumë të pinë, aq më shumë do të djersitni.

Për shumicën e njerëzve speci djegës stimulon trurin ndaj djegies dhe të detyrojë trupin që të freskohet. Kështu që konsumimi i tij nxit sërish gjendrat djersës, që duhet të rregullojnë temperaturën.

Evitoni alkoolin. Kur pini pije alkoolike temperatura e trupit rritet dhe truri aktivizon sërish gjendrat e djersës.

Evitoni stresin

Nëse jeni nën tension dhe stres, ju kaloni në një gjendje të ndryshme të djersitjes nga ajo normalja. Kështu nëse djersitja e trupi është një mekanizëm mbrojtës kundër temperaturave, djersitja nga stresi, është me erë më të keqe dhe prodhohet nga disa gjendra specifike që ndodhen nën sqetull. Nëse djersa normale, përmban vetem ujë dhe kripëra, ajo e shkaktuar nga stresi përmban dhe yndyrna dhe proteina, që veprojnë më pas baktere që gjenden në lëkurën tuaj.

Vëmendje tek veshja

Për periudha të nxehta, duhet që të hiqni dorë nga materialet sintetike dhe të zgjidhni vetëm pambukun.

 Kujdesuni për higjenën

Në temperaturat e larta, duhet të me patjetër të bëni kujdes me higjenën, mos hiqni dore nga dushi i trupi çdo ditë dhe depilohuni, sidomos në pjesën e sqetullave. Pa praninë e qimeve deordoranti funksionin në mënyrë më të mirë kundër djersës.

Kujdes me zgjedhjen e deodorantit

Me këtë produkt duhet të keni kujdes në dhje, mirë është që të përdorni tipe që nuk përmbajnë alkool, veçanërisht kur lëkura është e irrituar.

Gjithashtu duhet të keni kujdes dhe përsa i përket, aluminit, që është një substancë që mund të penetrojë në trupin tuaj. Sipas disa studimeve mund të shkaktojë irritime, probleme me sistemin nervor dhe atë të kockave, anemi dhe kancer të gjirit./tvklan.al