Me ardhjen e stinës së vjeshtës vijnë dhe virozat e shumta që kjo stinë mbart me vete. Bllokimi i hundëve, temperatura, kolla dhe komplikacionet e tjera që sjell kjo periudhë e vitit prekin të gjitha grupmoshat. Mjekja pneumologe Jolanda Nikolla ishte sot e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, nga ku foli për masat që duhet të marrin pacientët të cilët mund të preken nga virozat e stinës.

https://youtu.be/zXQP302GXdA?t=50s

“Masat që duhet të marrin personat për të mos u prekur nga virozat e stinës janë: Të shmangin vendet ku qëndrojnë turma njerëzish sepse virozat janë më të shpeshta. Nëse fillon një kollë e lehtë duhet të merret menjëherë paracetomol, të fillojnë lëngjet e tepërta. Nëse do të ishte e mundur të qëndrojë 2 ose 3 ditë në shtëpi. Këto viroza nuk trajtohen me antibiotikë, por nëse zgjasin shenjat dhe simptomat pacienti duhet të shkojnë tek mjeku”

, tha Jolanda Nikolla.

Lidhur me siptomat e virozave të stinës doktoresha tha:

“Zakonisht virozat shfaqen me kollë, që mund të jetë me sekrecione dhe pa sekrecione, lodhje, pafuqi, anoreksi apo djersë. Tek fëmijët zakonisht janë këto grindjet e tepërta. Megjithatë kjo varet nga personi sepse pacientët të cilët kanë sëmundje kronike shenjat mund të jenë ndryshe nga ato të zakonshmet”.

/tvklan.al