Ekspozimi në diell dhe temperaturat e larta gjatë periudhës së verës, nuk janë aspak të shëndetshme për lëkurën e fytyrës.

Ndaj gjithnjë edhe dermatologët ngulmojnë se duhet të bëhet një mbrojtje mjaft e mirë e saj.

Pavarësisht nëse jemi në plazh apo lëvizni në qytet, përdorimi i kujdesshëm dhe rivendosja e shpeshtë e kremit të diellit, është një shpëtim për lëkurën.

Kremi së paku duhet të jetë +30 SPF, por edhe më tepër.

Përveç se ju mbron nga dëmtimet e lëkurës, skuqjet, njollat, po ashtu ndihmon në mbajtjen e lëkurës sa “më të re”. /tvklan.al