Lëkura është gjithmonë e ekspozuar. Ajo ka shumë funksione të rëndësishme, përfshirë mbrojtjen e organeve dhe sistemeve të brendshme, duke rregulluar temperaturën e trupit dhe heqjen e toksinave. Pra, po sikur të dini të kujdeseni për lëkurën tuaj?

Më poshtë janë disa këshilla për një lëkurë sa më të shëndetshme dhe të bukur.

Përdorni krem kundër diellit-Gjithmonë përdorni një krem kundër diellit kur jeni jashtë dhe aplikojeni në lëkurë çdo dy orë. Kontrolloni gjithmonë faktorin mbrojtës (SPF) para se të blini një krem.

Dermatologu ndërkombëtar Dr. Qureshi, rekomandon një krem me minimumi 45 SPF.

Mbulohuni-Edhe në një ditë me re, lëkura është e ekspozuar në çdo kohë kur jeni jashtë. Kështu që gjithmonë përdorni kapele, syze dielli, çadër, etj.

10:00 paradite deri në 16:00 pasdite-Ky është orari që rrezet e diellit janë më të forta se në çdo pjesë tjetër të ditës. Shmangi daljet në këtë orar sa më shumë të mundeni.

Pini mjaftueshëm lëngje-Lëkura duhet të qëndrojë e hidratuar për të ruajtur funksionin optimal. Ne kemi nevojë për përafërsisht 2 deri në 2.5 litra lëngje në ditë. Pirja e alkoolit dhe kafes e dehidraton lëkurën.

Hani shëndetshëm-Trup i shëndetshëm, lëkurë e shëndetshme. Lëkura do t’ju falenderojë nëse mbani një dietë të ekuilibruar me vitamina dhe minerale të mjaftueshme.

Mos pini duhan-Lista e efekteve negative të pirjes së duhanit nuk shteron kurrë. Pirja e duhanit e privon lëkurën nga furnizimi me gjak dhe oksigjen, zvogëlon elasticitetin e lëkurës dhe kështu përshpejton procesin e plakjes./tvklan.al