Me nisjen e sezonit të verës, femrat kanë një shqetësim: “Si të marrin ngjyrë të bronxtë”?

Një lekurë me ngjyrë të tillë padyshim që ju bën të dukeni më të bukura dhe më elegante. Gjithashtu, të qëndrosh në diell në orarin e duhur, për shkak të çlirimit të hormonit të serotoninës, do të ndiheni edhe më të lumtura.

Por çfarë duhet të bëni për të marrë ngjyrë sa më të bukur, në një kohë sa më të shkurtër?

– Përdorni gjithmonë krem mbrojtës nga dielli. Duhet të dini se lëkura rinovohet çdo 10 ditë, në mënyrë të ngadalshme. Aplikoni një krem trupi që ju mbron nga dielli çdo dy orë, pasi të dilni nga uji. Kështu do të shmangni djegien.

– Përdorni ‘scrub’ para se të ekspozoheni në diell. Nëse jeni duke kërkuar një scrub sa më natyral, mund të përdorni sheqer pluhur me mjaltë, ose kafe me vaj ulliri dhe me pak kripë. Masazhojeni lehtë trupin dhe në këtë mënyrë do të hiqen të gjitha pjesët e lëkurës së vdekur.

– Sigurohuni që të pini shumë lëngje për të mbajtur lëkurën e trupit të hidratuar gjatë gjithë kohës. Gjithashtu, përpara se të dilni të merrni rreze dielli, aplikoni një locion zbutës para se të vendosni kremin e plazhit.

– Mos qëndroni në një pozicion më shumë se 20 minuta. Sigurohuni që të ekspozoni të gjitha pjesët e trupit në diell.

– Sytë nuk duhet të ekspozohen në diell, ndaj duhet të përdorni patjetër një kapele dhe syze për t’u mbrojtur nga rrezet.

– Mjekët rekomandojnë të shmangni banjën e diellit nga ora 10:00 – 04:00. Gjatë këtij intervali kohor rrezikoni të digjni lëkurën dhe ta dëmtoni atë. Ekspozimi në diell në orët e tjera do t’iu dhurojë një ngjyrë të bukur prej çokollate.

– Merrni rreze në shezlone. Nëse uleni në rërë apo sipër gurëve, dielli mund t’iu djegë dhe nuk do të përftoni rezultatin e dëshiruar.

– Një dush pas rrezeve të diellit është gjithmonë i rekomandueshëm. Pas dushit aplikoni një krem kundër djegies, për të qetësuar lëkurën./tvklan.al