Të gjithëve na ndodh që të kemi në shtëpi tenxhere apo tiganë të cilët janë të vështirë për tu pastruar nga djegia apo yndyra. Edhe pse ju i lani duke përdorur detergjentë të ndryshëm, përsëri nuk pastrohen mirë. Në po ju sugjerojmë një mënyrë shumë të thjeshtë e cila nuk ka nevojë për shpenzime të tepërta.

Ju nevojitet vetëm sodë buke dhe ujë i oksigjenuar i cili njihet për vetitë e tij të zbardhjes dhe të pastrimit.

Merrni enën të cilën e keni larë dhe tharë dhe mbulojeni me sodë buke. Më pas, mbi të hidhnin ujin e oksigjenuar dhe ajo do të bëhet si krem. Lerëni për disa orë dhe më pas fërkojeni me një sfungjer dhe shpëlajeni me ujë. Rezultati do të jetë i shkëlqyer./tvklan.al