Ëmbëlsia natyrale e bananes e bën atë përbërësin ideal për smoothiet, pasi krijon një cilësi super kremoze dhe kështu nuk është nevoja të shtoni qumësht.

Pasi ta përzieni me përbërësit e tjerë, do të krijohet një masë kremoze dhe homogjene. Nëse dëshironi një ide për ta realizuar, provoni recetën e mëposhtme.

Smoothie me fruta pylli dhe banane- 1 banane, fruta pylli sipas dëshirës, gjysmë gote kos, 3 kube akulli, një lugë mjaltë.

Vendosni frutat, kosin, kubët e akullit dhe mjaltin në blender dhe rrihini derisa të shpërbëhen. Më pas kullojini për të hequr farat që lëshojnë boronicat… dhe është gati. /tvklan.al