Një supë është një zgjedhje ideale për ditët më të ftohta të dimrit dhe ku ka më mirë sesa zgjedhja e perimeve të freskëta për të përgatitur.

Më poshtë gjeni recetën sesi ta përgatisni, një të kënaqur gjithë familjen, të cilën mund ta konsumoni në mesdite por edhe në mbrëmje.

Përbërësit:

-6 domate

-1 karotë

-1 qepë

-4-5 kërpudha

-1 pras

– selino

-hudhër

-1 lugë domate salcë

-1 ml sheqer

-1/4 filxhan vaj

-500 g ujë

-kripë, piper

Përgatitja:

Prisni karrotën, qepën, selino dhe qepën dhe kavërdisini me vaj ulliri. Pastaj shtoni domatet e prera në copa të vogla dhe shtojini në pjesën tjetër të perimeve së bashku me ujin dhe sheqerin. Lërini përbërësit që të ziejnë për rreth gjysmë ore dhe më pas kalojini në blender (sipas dëshirës)… dhe është gati. /tvklan.al