Ana ishte një tjetër konkurente që mori pjesë sot në “Sfida e Gatimit” në Tv Klan. Ajo kishte zgjedhur të përgatisë qofte me perime të cilat i shoqëroi me majnezë të freskët të cilën po ashtu e përgatitën gjatë emisionit. Në bashkëpunim me Alfion, Ana ia doli të realizojë recetë të shijshme dhe të rrëmbejë edhe fitoren.

https://youtu.be/ipjqfodOSmc?t=9m22s

Për përgatitjen e qofteve ju duhen këto përbërës:

400 gr patate

160 gr karrota

150 gr kungull jeshil

100 gr presh

100 gr djath kaçkavall

5 vezë

1 pako salçiçe

majonezë

hudhër

Fillimisht zihen patatet dhe të gjitha perimet skuqen sëbashku. Pasi janë zier patatet shtypen dhe përzihen me perimet e skuqura, salçiçet dhe djathin kaçkavall. Më pas masa bëhet në formë rrthore dhe skuqen në vaj kikiriku. Për përgatitjen e majonezës me të cilën Ana kishte zgjedhur ti shoqërojë nevojiteshin këto ingredientë:

200 gr vaj kikiriku

1 vezë e plotë

1 e verdhë veze

1 lime

kripë dhe piper

Të gjithë ingredientët përzihen sëbashku dhe përfitohet majoneza e freskët me të cilën mund të shoqëroni qoftet me perime. 

Receta është përgatitur në emisionin “Sfida e gatimit”.

/tvklan.al